Berisha ne France Do te jemi nje superfuqi energjetike
Kryeministri Sali Berisha foli dje ne Paris per modelin ekonomik qe do te ndiqte Shqiperia dhe po keshtu prioritetet e saj ne kuader te zhvillimeve te reja boterore. Kreu i qeverise Berisha ne panelin e seminarit Bota e Re 2012 Rritje Ndryshim Risi qe drejtohej nga kryeministri francez Fransua Fillon deklaroi se ne te gjitha rastet kur ai kishte qene ne pushtet kishte ndjekur nje model ekonomik te bazuar mbi lirine me frymezimin qe i kishte dhene ish-presidenti amerikan Ronald Regan. Une isha nje kardiolog pa njohuri per sa i perket sistemeve ekonomike socialiste dhe per sistemet kapitaliste por isha nje ndjekes i Ronald Reagan i cili fliste gjate gjithe kohes per te drejtat e njeriut. Me te ardhur ne pushtet une zgjodha modelin e tij - deklaroi Berisha duke shtuar se ky model ishte ai i taksave te uleta dhe privatizimit te shpejte. Po keshtu Berisha pohoi se ai i ishte rikthyer ketij modeli perseri kur kishte ardhur ne pushtet ne vitin 2005. Kesaj radhe Berisha theksoi se risi ishte taksa e sheshte me 10 dhe vendosja e kuotes prej 15 te kontributit te sigurimeve shoqerore. Berisha gjithashtu foli edhe per synimin e qeverise shqiptare per ta bere vendin eksportues te energjise se gjelber ne rajon dhe me tej. Shikoni Shqiperine nje nga vendet me te vogla ne Europe ka nje potencial te pamase te energjise hidrike. Mund te ndertoje me shume se 443 hidrocentrale dhe ambicia ime eshte ta shoh ate si nje superfuqi te vogel te energjise se rinovueshme ne rajon - theksoi Berisha duke folur edhe per procesin e privatizimeve ne vend.