E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtoresha e INSTAT Varesia nga Kryeministri prek pavaresine

Ekonomi Te dhenat per etnine e fene nuk do te dalin te sakta

Ish-drejtoresha e Institutit te Statistikave Milva Ekonomi thekson se varesia e INSTAT-it nga kryeministri nuk mundeson veprimtarine metodologjike dhe profesionale te pavarur te ketij institucioni te rendesishem. Ne nje interviste per Shqip Ekonomi flet edhe per procesin e cenusit duke theksuar se eshte e veshtire te besohet shifra qe ky institucion ka nxjerre per sa i perket popullsise se pergjithshme ne vend. Kjo sepse sipas Ekonomit INSTAT nuk ka dhene informacione ne vitet e meparshme per numrin e popullsise permes matjeve qe ka bere ne kuader te komponenteve te tjere. Ish-drejtuesja e INSTAT thekson gjithashtu se nuk ka indicie qe te tregojne se te dhenat qe do te dalin nga etnia dhe feja do te jene te besueshme. Kjo sepse sipas saj rol te vecante ka refuzimi i nje pjese te konsiderueshme te popullsise ndaj ketyre pyetjeve dhe po keshtu moskonfirmimi i lehte i ketyre te dhenave. Per sa i perket situates ekonomike ne vend Ekonomi pas nje analize thekson se gjeneruesit e rritjes ekonomike te nje vendi ne Shqiperi po shenojne perdite e me shume renie.

Znj. Ekonomi dy dite me pare Keshilli i Ministrave mori vendimin per ta shpallur INSTAT-in nje institucion ne varesi direkte te kryeministrit. Si nje ish-drejtuese e ketij institucioni si e shikoni kete nisme dhe cfare pritet te ndryshoje ne funksionimin e Institutit te Statistikes pas ketij ndryshimi ligjor

Mendoj qe ky ndryshim nuk prek thelbin e varesise institucionale te INSTAT. Perpara kesaj nisme INSTAT ishte person juridik publik dhe organet drejtuese te tij ishin Keshilli i Statistikave dhe drejtori i pergjithshem. Drejtori i pergjithshem emerohet dhe shkarkohet nga kryeministri me propozimin e Keshillit te Statistikave ndersa Keshilli i Statistikave emerohet nga Keshilli i Ministrave. Ajo qe eshte e rendesishme te nenvizohet lidhet me faktin se ndersa kjo nisme unifikon terminologjine e varesise sipas ligjit mbi funksionim dhe veprimtarine e Keshillit te Ministrave nuk krijon hapesira per veprimtarine metodologjike dhe profesionale te pavarur.

Ditet e fundit INSTAT eshte kritikuar dhe nuk eshte dukur i besueshem ne lidhje me te dhenat fillestare qe ka prodhuar per censusin ku popullsia e Shqiperise ne kundershtim me parashikimet ka pesuar nje ulje drastike. Si e shikoni kete zhvillim dhe cilet mund te jene faktoret qe reduktojne popullsine ne vend vetem ne 2.8 milione qytetare

Renia e numrit te popullsise banuese ne Shqiperi gjate 12 muajve te fundit vjen kryesisht nga levizja migratore por ne kete renie ne ende nuk jemi te informuar se sa kontribuon mospergjigjja e banoreve. Kete perqindje e jep te sakte nje instrument tjeter statistikor qe quhet PES - numerim mbas regjistrimit qe INSTAT ka kryer tashme. Por gjithsesi fakti qe informacioni mbi numrin total te popullsise qe vjen nga anketat e kryera ne INSTAT si ajo e forcave te punes apo e buxhetit te familjes te kryera ne 2008-2009 nuk i eshte bere me dije publikut e veshtireson besueshmerine tek kjo shifer.

Si nje eksperte e fushes se statistikave a prisni te dhena reale ne lidhje me procesin e deklarimit te qytetareve sipas etnise dhe fese nisur edhe nga kontestimet e shumta qe kane pasur keto elemente te regjistrimit

Nuk besoj se do te kete te dhena te sakta per keto ceshtje. Shume individe kane kontestuar kete pjese te pyetesorit dhe te tjere kane dhene informacione qe nuk mund te konfirmohen. Por dhenia e ketyre informacione eshte e drejte e secilit individ. Pra ne analize te fundit kjo pyetje nuk do te kete perdorim nga politikeberesit.

Dy dite me pare INSTAT ka publikuar te dhenat e Produktit te Brendshem Bruto per tremujorin e dyte te vitit 2011 ku vihet re nje ulje e rritjes ekonomike me 0.5 ne krahasim me nje vit me pare dhe nje renie e ketij treguesi me 1.7 krahasuar me tremujorin  e pare te vitit te shkuar. Nisur nga te dhenat mendoni se Shqiperia mund te perballet me nje krize ekonomike kete vit

Te dhenat tremujore te Produktit te Brendshem Bruto jane te dhena operative dhe si te tilla te ndihmojne te gjykosh ne lidhje me tendencen e fenomenit por jo te njohesh vleren numerike te PBB.  Te dhenat tremujore tregojne se industria ka nje renie te konsiderueshme ne kete tremujor dhe gjithashtu edhe ndertimi. Sektori i industrise eshte sektori kyc i eksporteve shqiptare dhe se bashku me ndertimin kane mbajtur rritjen ekonomike. Te dhenat tremujore tregojne se ata jane ne rrezik. Sektori qe tashme do te mbeshtese rritjen ekonomike duket sikur do te jete bujqesia dhe transporti. Bujqesia eshte nje sektor me produktivitet te ulet dhe e ballafaquar shume shpesh me veshtiresi te tipit permbytje subvencionim i ulet rritje e cmimit te karburantit gje qe sjell veshtiresi ne perdorimin e mjeteve mekanike. Pra qe bujqesia te behet sektor i rendesishem kerkon nje reformim te thelle. Transporti eshte nje sektor qe ka nje kontribut shume te vogel ne PBB vjetore dhe kete vit zhvillimi i tij nuk mund te mbeshtese rritjen ekonomike ne vend. Ndersa per sa i takon kerkeses se brendshme konsumi final i popullates pritet te jete me i ulet si rezultat i uljes jo vetem te remitancave por edhe mbylljes se ndermarrjeve te vogla dhe atyre te fasonit per te cilat kontratat nga vendet si Italia dhe Greqia nuk kane tashme te njejtin ritem. Gjithashtu edhe axhustimet e vazhdueshme te buxhetit per arsye te mosmbledhjes se te ardhurave tregojne se qeveria nuk mban dot me nivelin e investimeve te premtuara pra vete gjeneruesi i rritjes nuk eshte ne gjendje ta nxise ate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›