Kushtet e Ramës për Imunitetin
Kryetari i opozitës, Edi Rama la të kuptohet qartë gjatë daljes së tij para medias, por edhe në editorialin e nisur gjatë mbrëmjes, se ndonëse ka nisur debatin procedural parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve, “forca e tij politike nuk do ta votojë atë, pa u kompletuar njëkohësisht reforma kushtetuese si e tërë, pra pa u miratuar dhe nisma tjetër për votimin me shumicë të cilësuar të anëtarëve dhe kryetarëve të organeve të drejtësisë”. Kjo pasi kryesocialisti është i bindur se “nuk është mburoja e imunitetit ajo që ka penguar drejtësinë të veprojë mbi zyrtarët shqiptarë në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë”. Në dukje i paqartë dhe në amulli të plotë, gjithnjë për të mos shprehur dakordësi për nismën e mazhorancës, një dokument i bazuar në ekspertizën evropiane falë asistencës së EURALIUS dhe PACA-s, Rama vuri kushtet dhe interesin e tij politik, para interesit kombëtar të vendit në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të statusit kandidat.
...