E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Rama: Pro heqjes. Të diskutohen të gjitha ndryshimet

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Demokratike se ai kërkon të bëjë pazare për çështjen e heqjes së imunitetit.
 

Në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se ndihen ndeveri nga propaganda e kryeministrit Berisha ndaj deputetëve socialist.
 

“Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin!Kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët” shkruan Rama.
 

“Ai ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për heqjen e imunitetit duke kërkuar që të shqyrtohen të gjitha propozimet për ndryshimet në Kushtetutë.
 

"Qëndrimi ynë për imunitetin i qartë:Jemi Pro, po vetëm pasi të diskutohen të gjitha ndryshimet që kemi propozuar mbi një vizion reformues!” shkruan Rama
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›