E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi merret peng trageti

Një target pasagjeresh është sekuestruar nga 5 persona të armatosur në veri-perëndim të Turqisë. Kanali turk NTV tha se trageti me emër Kartepe po udhëtonte në gjirin e Izmitit.

Mediat turke thonë se 5 persona morën peng kapitetin e tragetit dhe më pas drejtimin e tij, por kryebashkiaku i Izmit thotë se ndodhej vetëm një rrëmbyes, i cili mendohet se kishte një bombë.

Kryebahskiaku tha se kishte komunikuar me bordin e tragetit, të cilit i kishin thënë se ndodhej vetëm një person i armatosur, i cili kërkonte të fliste në media. Identiteti i tij është ende i paqartë, por kanali turk NTV thotë se ai ka gjasa të jetë anëtar i partisë së punëtorëve të kurdistanit. Në target ndodheshin 20 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të bordit.

Izmit është port në detin Marmara, rreth 100 km në lindje të Stambollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›