E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Gati per te qeverisur vendin

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte shprehur se socialistet jane gati per te qeverisur vendin nepermjet nje politike te re. Ai vijuar turin e tij "Dialog me Shqiperine" ne qytetin e Cerikut dhe komunen Shterpen ne rrethin e Elbasanit, ku dhe ka bashkebiseduar per ceshtjen e sigurise se jetes dhe shanset e barabarta. Gjate takimeve me banoret e ketyre zonave, kreu socialist ka vene ne dukje paaftesine e qeverise per te garantuar sigurine e jetes se qytetareve. "Ne sebashku do te arrijme t'i sherojme ato plage qe prej 17 vjetesh duken te pasherueshme. Dhe une jam ketu per t'ju garantuar se ky nuk eshte nje besim i kote, se ky nuk eshte nje besim i pambeshtetur", ka deklaruar dje Rama. Per te cilin shqiptaret duhet te shkojme pertej kufijve te partive, te shohin pertej mureve dhe paragjykimeve qe e kane mbajtur Shqiperine te percare ne keto 17 vjet, qe i kane ndare shqiptaret duke i percare, qe kane lejuar shume e shume dhimbje, shume e shume shqetesime, shume e shume probleme dhe qe i kane neveritur njerezit me politiken, qe i kane larguar njerezit nga politika, qe i kane bere njerezit te mendojne gati, se politika eshte dicka e keqe. "Ne sebashku mund t'i bejme te mundura te gjitha ato, qe sot na mungojne, mund t'i bejme te realizueshme te gjitha ato qe sot na duken te parealizueshme, por per kete duhet te bashkohemi", tha Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›