E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari me 45 kg drogë

Droga është gjetur në makinë dhe në garazhin e banesës së shqiptarit. Sipas policisë 27 vjecari furnzonte shpëndarësit e drogës përpara disa liceve dhe shkollave të mesme në Torino. 

TORINO- Policia italiane arrestoi një shqiptar si dhe sekuestroi një sasi prej 45 kg marihuanë për një vlerë prej 70 mijë eurosh. Emiliano Shoraj, 27 vjec është ndaluar në automjetin e tij tip Mercedes, teksa po udhëtonte në drejtim të Torinos. Një sasi prej 25 kg marihuanë është gjetur e fshehur në bagayhin e makinës. Droga ishte ndarë në pako një kilogramëshe, ndërsa sasia tjetër prej 20 kg është gjetur në garazhin e banesës së tij.

Hetuesit e antidrogës arritën te grosisti shqiptar pasi ishin vënë në ndekje të shpërndarësve të lëndës narkotike të cilët tregtonin drogë në qendër të Torinos dhe në lagjen Barriera të Milanos. Sipas policisë shqiptari 27 vjecar furnzonte shpëndarësit e drogës përpara disa liceve dhe shkollave të mesme në Torino.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›