Topalli: Kjo është dita që Rama të mendohet për interesin partiak dhe jo personal
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot edhe Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. “Urimet më të mira, gëzuar pashkët! Është momenti në të cilin të gjithë bashkë, jo vetëm sot, por çdo ditë, çdo orë duhet të përcjellim më shumë se kurrë shpirtin e humanizmin, gjë për të cilën ka nevojë çdo familje, çdo fëmijë, çdo burrë, çdo grua, çdo pensionist”, uroi Topalli. E pyetur nga gazetarët lidhur me Sheshin “Skënderbej”, Kryetarja e Kuvendit tha se beson realisht shumë dhe e dëshiron fort ambientin. “Unë, nuk kam qenë kurrë ndonjëherë partizane e piramidave”, u shpreh ajo. E pyetur lidhur me dialogun politik, Topalli tha se “absolutisht kjo është dita në të cilën duhet të mendohet më shumë për dialogun në Parlament, për bashkëpunimin, për të menduar për atë që është më e rëndësishme për vendin, për të menduar për atë që kanë më shumë interes shqiptarët që është liberalizimi i vizave dhe jo për interesin partiak apo personal”.