E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kodi Zgjedhor brenda korrikut

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje e sigurt se brenda ketij sesioni parlamentar do te arrihet te realizohet reforma zgjedhore dhe kodi elektoral. Premtimin, Topalli e beri nga qyteti i saj i lindjes, Shkodra, ku ishte e pranishme ne prezantimin e nje projekti nga austriaket per te pastrehet. Sipas Topallit, kjo reforme e rendesishme, qe nuk mundi te realizohej per nje vit, do te kryet brenda nje muaji. Pasi sesioni i Kuvendit perfundon javen e fundit te korrikut. Aktualisht nuk eshte ecur aspak perpara per reformen zgjedhore. Komisioni i Posacem nuk funksionon me dhe mes forcave politike nuk kane nisur ende diskutimet se si do te permiresohet Kodi Elektoral. Aq me pak nuk eshte permendur ngritja e ndonje strukture tjeter se ku do te vijoje puna me amendamentet per permiresimin e kodit zgjedhor sipas standardeve nderkombetare. E vetmja gje qe eshte arritur me konsensus mes PD-PS eshte percaktimi i sistemit zgjedhor ne Kushtetute. Ku u vendos qe sistemi elektoral te jete proporcional rajonal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›