Topalli: Kompromisi, vetëm në Kuvend
Jozefina Topalli rrëfeu dje mbi detajet e takimit të saj me pesë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Më shumë sesa për të ofruar zgjidhje dhe strategji për të bindur socialistët të lënë bojkotin, kryeparlamentarja Topalli përsëriti ftesën ndaj opozitës që të rikthehet në Kuvend. Së djathtës duket se po i mungon forca bindëse për të risjellë opozitën në Parlament dhe faktin e dëshmon nënkryetarja e PD-së dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila thotë se kompromisi nuk bëhet jashtë tij.
Kryeparlamentarja Topalli bëri me dije se "dialogu është i nevojshëm dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Sidomos ligji për buxhetin është një rast për të ardhur në Parlament". Kryetarja e legjislativit shprehet e gatshme të dialogojë sipas këshillës së ndërkombëtarëve, por një gjë e tillë, sipas saj, nuk bëhet duke pasur opozitën jashtë sallës së Kuvendit. Topalli sqaroi se ka qenë ajo që kërkoi këshillimin me ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë. Pas takimit me dyer të mbyllura me Topallin, ambasadori amerikan dy ditë më parë bëri thirrje për ndërprerjen e bojkotit dhe zgjidhjen e krizës politike të momentit përmes dialogut. Për Topallin, është në interes të vendit dhe të vetë opozitës hyrja në Kuvend dhe të debatohet për çështje të rëndësishme të integrimit.
"Isha unë që kisha ftuar ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë dhe për mbështetjen që përmes ekspertizës ata mund të japin. Absolutisht dialogu është i nevojshëm", tha ajo.
Unë do të dëshiroja, tha ajo, që me rastin e buxhetit që është momenti themelor kur përcaktohet rritja e rrogave, rritja e pensioneve, investimet që do të bëhen, ulja e deficit buxhetor, ulja e shpenzimeve operative, është një rast për të ardhur opozita në Parlament dhe për të kontribuar në atë që është momenti ekonomik, natyrisht edhe në të gjitha reformat e tjera. Qëndrimi i mazhorancës ndaj bojkotit të opozitës tashmë qëndron në nivelin e ftesën pa përshkallëzuar qëndrimin që do t‘i çojë në një kompromis dhe zgjidhje.
Një ditë më parë, diplomatët perëndimorë kërkuan nga drejtuesja e legjislativit gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Pak ditë pasi komisioneri europian për zgjerimin, Olli Rehn, i kërkoi të njëjtën gjë zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Bruksel, u vunë në lëvizje ambasadorët e SHBA-së, KE-së, OSBE-së, ai suedez dhe ai spanjoll. Pas përfundimit të takimit dy ditë më parë, ambasadori amerikan u shpreh se "patëm një takim vërtet informues dhe produktiv me Kryetaren e Kuvendit. Do të doja që ajo ta karakterizonte përmbajtjen dhe natyrën e këtij diskutimi, por do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për një çështje tjetër". Pozicioni ynë, vijoi Withers, lidhur me bojkotin parlamentar është, në fakt, që më e mira do të ishte nëse do të kishte dialog midis aktorëve politikë kryesorë për të arritur një lloj kompromisi që do t‘i jepte fund këtij ngërçi.