PS: Berisha po zhvat pronat e shqiptarëve
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast që ai e cilësoi "flagrant të grabitjes së tokave bregdetare nga pushtetarët". Në një deklaratë të dhënë në "Top Channel", deputeti i PS-së tha se ka zbuluar se në rendin e punimeve të Kuvendit ka hyrë një projektligj, "Për disa ndryshime në ligjin e vitit 1995, për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore", i cili ka ardhur në Kuvend në janar të vitit 2008. Duke iu referuar ligjit të vitit 1995, Braçe sqaron se ai merrte përsipër t‘u japë punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore tokë në përdorim, ndërsa nuk përcaktonte sipërfaqen e tokës. "Për këtë qëllim, por edhe për qëllime elektorale, Presidenti i asaj kohe Sali Berisha, nxjerr një dekret dy muaj para zgjedhjeve të majit 1996. Sipas atij ligji parashikohet se për familjet me mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit do të jetë 1500 metra katrorë. Ndërsa për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritet 200 metra katrorë për çdo pjesëtar më pak", sqaroi Braçe.
Deputeti socialist kthehet te drafti i paraqitur nga qeveria për disa ndryshime në ligjin e vitit 1995 dhe sqaron se me këtë draft qeveria iu grabit përdoruesve të tokës bujqësore, 1 mijë metër katrorë. "Në nenin 1 thuhet se kompensimi në truall për familjet mbi gjashtë pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jetë deri në 500 metra katrorë. Nga 1500 metra katrorë që i jepte tek projektligji i vitit 1996, tani i jep 1 mijë metra katrorë më pak", tha Braçe. Një prej elementeve të konfliktit të pronësisë sot mbetet mosregjistrimi i tokës bujqësore në zyrat e regjistrimit të pasurive, nga ana e përdoruesve, bazuar në ligjin e vitit ‘95.
Ndërkaq, deputetja socialiste, Shegushe Ligori, ka reaguar
pas vendimit të qeverisë për të shitur pronat publike. Në një deklaratë për mediat, PS thekson se "ne i bëjmë thirrje Sali Berishës të mbajë duart larg pronës së shqiptarëve dhe të ndalojë zinxhirin e abuzimeve dhe korrupsionit që po ndodh sot me pronat dhe asetet publike".
Y.P.