E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: ”Koncepti i demokracisë nuk mund të kuptohet pa gruan”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë ditën e djeshme në një takim në Vlorë, me pjesëmarrjen e qindra grave të suksesshme të këtij qyteti. Aktiviteti vjen në vazhdën e angazhimit të kryetares Topalli dhe Kuvendit të Shqipërisë për sensibilizimin e shoqërisë për t’i dhënë shanse të barabarta grave që të shfaqin profesionalizmin dhe energjitë e tyre, në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të vendit. Në fjalën e saj në këtë takim, kryeparlamentarja Topalli deklaroi: “Ne jemi këtu sepse koncepti i demokracisë nuk mund të marrë kuptimin e plotë dhe të vërtetë kur reformat politike, apo legjislative nuk ndërmerren bashkërisht nga gratë dhe burrat, në interes të të dyja gjysmave të popullsisë. Le të krijojmë një botë ku gruaja të ndihet një qenie njerëzore, me të gjitha shanset për të ushtruar të gjitha dhuntitë e saj në të gjitha mënyrat, në të gjitha fushat”, - tha Topalli.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›