E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: “Maxhoranca shkeli Kushtetutën me ligjin për legalizimet”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj lëvizjes së njëanshme të maxhorancës për të ndryshuar përmbajtjen e Ligjit “Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”. Sekretarja Organizative e LSI-së, Brizida Gjikondi, i kundërshtoi këto ndryshime, të cilat bien ndesh me Kushtetutën. “Janë fshirë të gjitha afatet kohore që përcaktonin kompensimin e subjekteve private, të cilëve u ishin zënë pronat nga ndërtimet pa leje, duke i reduktuar ato në afate kaotike të paqarta, ndaj dhe të pazbatueshme. Këto ndryshime mënjanojnë krejtësisht strukturat dhe kompetencat e pushtetit lokal dhe këto kompetenca ia kalon ALUIZNI. Duke shkelur kështu një sërë aktesh ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për decentralizimin e pushteteve”, - tha Gjikondi, e cila tha se politikat kaotike dhe antikushtetuese të ndërmarra deri tani nga qeveria do të kenë pasoja konfliktuale, të cilat do të dëmtojnë shqiptarët dhe imazhin e vendit.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›