E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Krasniqi EULEX te hetoje mbi raportin e Martyt

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti ne detyre i Kosoves dhe Kryeparlamentari i saj Jakup Krasniqi ne takimin qe paten dje ne Tirane shprehen vendosmerine per hetimin e plote te akuzave te raportit te senatorit Dick Marty i cili akuzon rende kreret e UCK-se per trafik organesh por edhe autoritetet shqiptare per te cilat pretendon se nuk kane ndihmuar ne hetimet e meparshme per kete ceshtje. Ne kete kontekst Kryeparlamentarja Topalli theksoi se raporti i anetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Dick Marty ka keqperdorur besimin e KiE-se pasi raporti ne fjale nuk ka fakte dhe prova. Ne duam qe ne lidhje me kete raport EULEX te beje hetimet e nevojshme - u shpreh zonja Jozefina Topalli. Gjithashtu zonja Topalli dhe zoti Krasniqi shprehen domosdoshmerine qe ti kerkojne reporterit te PACE Dick Marty te coje provat prane misionit te EULEX-it. Nder te tjera gjate takimit mes Kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe Presidentit ne detyre te Kosoves Jakup Krasniqi u diskutua per marredheniet e ngushta te shkelqyera midis dy vendeve ne te gjitha fushat ndersa te dy bashkefolesit shprehen angazhimin e perbashket per forcimin e metejshem te bashkepunimit midis dy vendeve. Ne menyre te vecante Kryetarja e Kuvendit vleresoi shkembimet e shumta te eksperiencave dhe bashkepunimin midis Parlamenteve dhe komisioneve parlamentare te te dyja vendeve. Kam kenaqesine qe gjate vitit te kaluar kemi pasur shume shkembime eksperiencash dhe bashkepunimi permes komisioneve parlamentare. Shpreh kenaqesine te konstatoj edhe njehere marredheniet e shkelqyera midis Shqiperise dhe Kosoves te cilat ne jemi te bindur dhe te vendosur se do ti cojme edhe me tej ne te gjitha drejtimet - tha znj.Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›