E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Se shpejti statusi per ne BE

Qeveria eshte e angazhuar per te permbushur detyrimet drejt integrimit evropian. Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta mori pjese dje ne konferencen me teme Integrimi evropian njohurite inovacioni dhe zhvillimi i qeverisjes demokratike. Kjo konference u zhvillua ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme PNUD-in dhe ambasaden e Italise ne Shqiperi. Zv.kryeministri u shpreh se integrimi evropian qendron ne zemer te te gjitha politikave dhe reformave te qeverise dhe integrimi ne Bashkimin Evropian mbetet destinacioni perfundimtar. Ndersa theksoi faktin se shqiptareve iu deshen 20 vjet per te arritur ne levizjen e lire drejt Bashkimit Evropian z. Meta shprehu optimizmin se shume shpejt Shqiperia mund te marre statusin kandidat dhe me pas te hapen negociatat me Bashkimin Evropian. Si qeveri ne jemi te angazhuar se sfidat e integrimit evropian mund te shkaktojne debate publike mes aktoreve kryesore te cilet sqarojne procesin e hartimit te politikave te tilla si komuniteti i biznesit shoqeria civile akademia etj. ne menyre qe kontributi i te gjitheve do te pershpejtoje kete proces - tha z. Meta. Zv.kryeministri shprehu mirenjohjen e qeverise shqiptare per te gjithe ata qe kane kontribuar ne perparimin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe siguroi se bashkepunimi i qeverise ne te ardhmen do te forcohet ne menyre qe udhetimi drejt BE-se te jete me i shkurter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›