E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma Adriatiko-Joniane Haxhinasto takon Manticen

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje Zevendesministrin e Puneve te Jashtme te Republikes Italiane Senatorin Alfredo Mantica i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Ne fokus te takimit ishin marredheniet e shkelqyera politike e te gjithanshme me Italine cka u konfirmua ne viziten e Ministrit Haxhinasto ne Rome ecuria e Nismes Adriatiko-Joniane si dhe zhvillimet ne rajon. Ne vijim u diskutua per Nismen Adriatiko-Joniane ku dy vendet tona jane anetare dhe bashkethemeluese te saj. Ne qender te ketij diskutimi ishte projekti per hartimin e Strategjise Evropiane te Makro-Rajonit Adriatiko-Jonian. Me kete rast Senatori Mantica ftoi palen shqiptare per te marre pjese ne takimin qe do te organizohet ne daten 25 janar 2011 ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines ku do te diskutohet gjeresisht mbi kete projekt te rendesishem te bashkepunimit rajonal. Ministri Haxhinasto nga ana e tij shprehu mbeshtetjen dhe angazhimin e plote te Qeverise shqiptare per fuqizimin e veprimtarise se perbashket ne kuader te Nismave rajonale. Ne kete kontekst Ai vleresoi vecanerisht bashkepunimin e ngushte me Italine i cili do te ndihmoje ne procesin e permbushjes se standarteve drejt integrimit evropian te Shqiperise. Ministri Haxhinasto theksoi se Kosova duhet te angazhohet ne nismat rajonale pasi keshtu rajoni do kualifikohet me shpejt per integrimin e tij evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›