E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti Haxhinasto-itaku Mungojne faktet

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ministren e Puneve te Jashtme ne Detyre te Republikes se Kosoves znj. Vlora Citaku. Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne dy vendet si dhe dinamiken e njohjeve nderkombetare te Kosoves. Ministri Haxhinasto vleresoi qetesine dhe rregullin me te cilat u zhvilluan zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove si zgjedhjet e para pas shpalljes se pavaresise te organizuara plotesisht nga institucionet kosovare. Ministri Haxhinasto uroi per formimin sa me te shpejte te qeverise se re me qellim qe Kosova te angazhohet sa me shpejt ne tejkalimin e sfidave te progresit te saj. Ne takim zoti Haxhinasto ritheksoi se raporti i Dick Martyt eshte i pabazuar ne fakte e te dhena reale. Ai nenvizoi dhe nje here gatishmerine e Shqiperise per te bashkepunuar plotesisht per hetimin e ketyre akuzave te pabaza me te gjitha institucionet e angazhuara ne kete proces. Te dy ministrat pershendeten njohjen e Republikes se Kosoves nga shteti i Katarit duke shprehur bindjen se kjo do te pasohet nga njohje te tjera cka do ti sherbeje forcimit te stabilitetit ne Kosove si dhe paqes e sigurise ne krejt rajonin. Znj. Citaku falenderoi per mbeshtetjen e vazhdueshme te Shqiperise ne te gjitha hapat qe ka kaluar populli i Kosoves ne shpalljen e pavaresise ndertimin e shtetit ligjor dhe perpjekjet qe ben per njohjen dhe afirmimin e saj nderkombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›