E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Korce Progresi na beri te barabarte me evropianet

Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne 20-vjetorin e krijimit te PD-se se Korces nga ku premtoi zhvillim te metejshem te Shqiperise evropiane. Para qindra demokrateve lideri i PD-se permendi reformat dhe arritjet e qeverise duke pohuar se ajo eshte lokomotive e zhvillimit te ketij vendi dhe promotore e procesit te integrimit evropian te Shqiperise. Ne ceremonine e 20-vjetorit te deges se Korces Berisha deklaroi Sot festojme 20-vjetorin e lirise pasi sot ne jemi me te lire se kurre dhe ia dolem se bashku qe ta zhvillojme kete vend me shume se 20 shekuj te marre se bashku.

Sipas tij sot pas 20 vitesh duhet te ndihemi krenare se jemi vendi i vetem ne Evrope qe rritim rrogat dhe pensionet cdo vit ne nje kohe qe Evropa i ul ato dhe per me teper levizim te lire. Sot duhet te ndiheni 20 here me krenare se kurre sepse me punen perkushtimin qe ju treguat bete qe shqiptaret keto Krishtlindje dhe kete Vit te Ri te jene te barabarte me evropianet - tha ai me pas duke iu drejtuar te gjithe demokrateve dhe demokrateve te Korces dhe Shqiperise e duke u theksuar atyre se eshte koha per tu ndier krenare pasi PD eshte formuar si parti e interesave te ketij kombi.
Ne qendruam te paperkulur ne vlerat qe besojme dhe regjimit komunist iu pergjigjem me qendresen demokratike dhe i dhame vendit opoziten me te shkelqyer ndonjehere e ja ku jemi sot me te sigurt se kurre ne fitoren tone - deklaroi kreu i Partise Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›