Arvizu: Shqipëria e ka merituar liberalizimin e vizave

Tirane, 14 dhjetor, NOA – Liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte nje proces i merituar. Kjo eshte deklarata qe ka bere sot ambasadori amerikan Aleksander Arvizu gjate takimit me ministrin e Brendshem, Lulzim Basha.
“Ambasadori Arvizu vleresoi progresin e Shqiperise ne rrugen e integrimit europian si dhe pershendeti fillimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen. Z. Arvizu u shpreh se levizja e lire nuk ishte dhurate por frute i perpjekjeve dhe reformave te ndermarra per permbushjen e kushteve te percaktuara nga Bashkimi Europian”, njofton Zyra e Shtypit e Ministrise se Brendshme per takimin.
Ne takimin e zhvilluar ne Ministrine e Brendshme, Basha i shprehu Ambasadorit Arvizu mirenjohjen e veçante te Ministrise se Brendshme dhe te Policise se Shtetit per kontributin dhe ndihmen e qeverise se SHBA per modernizimin e policise shqiptare.
Ministri e informoi diplomatin amerikan mbi rezultatet e arritura nga Shqiperia ne lufte kunder krimit te organizuar, korrupsionit, trafikut te narkotikeve dhe trafikut te qenieve njerezore.
Gjithashtu, Basha ka folur dhe per situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder. Ai tha se per perballimin e situates u angazhuan fuqimisht te gjitha strukturat shteterore, te cilat po vijojne punen e tyre ne terren.
Ambasadori i SHBA ne Tirane, Aleksander Arvizu shprehu vullnetin e qeverise amerikane per te promovuar dhe mbeshtetur forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe zbatimin e ligjit ne Shqiperi.
a.k/NOA