Nesër fillon lëvizja e lirë për shqiptarët dhe boshnjakët

Shqiptarët dhe bonjakët duke filluar nga dita e nesërme do të lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit. Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakort që të heqin vizat për këto dy shtete, por data e saktë nuk ishte e qartë.
Eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ndjek çështjet e Shengenit në Ballkan tha se procesi për të dyja vender përmbyllet të mërkurën.
Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë më pas në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza.