Topalli: Libani të njohë pavarësinë e Kosovës
14/02/2012 Pas 20 vjetësh nis marrëdhënia bilaterale mes Shqipërisë dhe Libanit
Me ftesë të homologut të saj libian Nabih Berri Ryetarja e Kuvendit po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban. Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këta 20 vjet. Në axhendën e Kryetares së Kuvendit janë parashikuar takime me krerët më të lartë të vendit dhe me shoqatat e industrialistëve, investitorëve, me shoqatat e turizmit e mjekësisë. Në ditën e parë të vizitës Kryetarja e Kuvendit u prit në takim nga Presidenti i Libanit Michel Sleiman, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, mes të cilave nuk ekziston asnjë problem. Kryeparlamentarja shprehu besimin se kjo vizitë do të jetë një nxitje për rritjen e nivelit të marrëdhënieve dhe shkëmbimit të vizitave në nivel politik dhe parlamentar. Qëllim i vizitës së Kryetares së Kuvendit në Liban është edhe kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për këtë Topalli në fjalën e saj theksoi se “rajoni ballkanik ka vuajtur shumë nga luftërat dhe gjenocidi, por që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ky rajon reflekton paqe e stabilitet”. Deri tani e kanë njohur Kosovën 87 vende nga Europa, SHBA-të, vende të Azisë etj. Në këtë kontekst, kryeparlamentarja Topalli kërkoi që Libani të shohë mundësinë e njohjes së Kosovës, që do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm.
Ndërsa në takimin e zhvilluar me shoqatat e industrialistëve dhe investitorëve libanezë, kryesuar nga presidenti Nehme Frem si dhe me shoqatat e hoteleri-turizmit e mjekësisë Kryetarja e Kuvendit foli për domosdoshmërinë e marrëdhënieve ekonomike më të ngushta me Libanin. Ajo bëri një prezantim të Shqipërisë, mundësive të jashtëzakonshme natyrore dhe ekonomike, shanseve të mëdha që ajo ofron. “Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha për investime falë natyrës së saj të mrekullueshme, popullsisë së re, klimës së favorshme për biznesin”, – u shpreh Topalli. Në takim u hodh ideja e organizimit të një konference ekonomike me investitorët dhe industrialistët më të mëdhenj libanezë, të cilët thanë se do të vijnë në Shqipëri në maj të këtij viti për të parë nga afër mundësitë që ofron Shqipëria për investimet libaneze.