IFIMES: Partia e Topit nxjerr në opozitë PD-në
14/02/2012 Instituti i studimeve sllovene analizë “Shqipëria e vetme kundër vetes”
Sipas institutit, pas zgjedhjes së presidentit në korrik pritet shpërbërja e qeverisë
Instituti slloven IFIMES ka analizuar klimën politike në Shqipëri para zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës. Analizën e IFIMES e ka siguruar agjencia e lajmeve “INA” në Maqedoni, e cila në shkrimin e titulluar “Shqipëria e vetme kundër vetes” i bën një përshkrim të gjerë zgjedhjes së presidentit të ri të vendit si dhe formimit të partisë së re nga ana e Presidentit aktual Bamir Topi. “Sot pas pesë vjetve Berisha dëshiron që ta eliminojë me çdo mënyrë nga jeta politike Bamir Topin dhe më pas edhe liderin e opozitës Edi Rama. Kjo vërtetohet me karakterin dhe vendosmërinë e Berishës, që është vërtetuar në shumë raste. Edhe pse Bamir Topi nuk do të jetë president i ri, kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga skena politike”, - nënvizon IFIMES. Sipas Institutit, Topi do të formojë partinë e tij të qendrës së djathtë, që mund të jetë një konkurrencë kryesore e PD-së së Sali Berishës dhe që më shumë, siç thuhet, rrezikon dhe shqetëson Berishën. “Topi bën pjesë në qarqet e politikanëve dhe rretheve të preferuara të PD-së dhe ai ka mbështetjen e anëtarëve të dalluar dhe me ndikim të kësaj partie, siç janë ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafai si dhe disa deputetë dhe anëtarë të PD-së, mes tyre Gazmend Oketa, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i Mbrojtjes”, - thuhet në analizën e institutit slloven. IFIMES më tej shton se formimi i partisë së re nga Topi, duke marrë parasysh dhe faktin se sa deputetë të PD-së do t’i bashkëngjiten, mund të çojë deri në rënien e qeverisjes së Berishës, e cila ka mazhorancën vetëm me katër deputetë më shumë se opozita. IFIMES vlerëson se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë jo vetëm për 100-vjetorin e Pavarësisë, por dhe për shkak të disa zhvillimeve të tjera të rëndësishme, që siç nënvizohet do të ndodhin në planin e politikës së brendshme dhe nivelin ndërkombëtar. Në analizë përshkruhen edhe ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar, duke sjellë një përfundim se është shumë vështirë që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE derisa nuk zbardh rastin e 21 janarit dhe derisa nuk sanksionohen personat përgjegjës. IFIMES përfundon se është ngadalësuar procesi i anëtarësimit të vendit në BE, mungesa e konsensusit të brendshëm, përparimi ekonomik nuk do të ndodhë pa investimet e huaja, mungesa e sigurimit të ambientit të përshtatshëm për investime dhe reforma në fushën e taksave. Analizat e IFIMES janë bërë vazhdimisht për vendet e rajonit, duke përfshirë edhe sondazhe dhe paralajmërime për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit.
Shpërbërja e qeverisë
Një nga elementet e reja të analizës së IFIMES është fakti se me formimin e partisë së re nga ana e Presidentit Bamir Topi menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij mund të pasojë edhe shpërbërja e qeverisë aktuale në Shqipëri. IFIMES nuk bën të ditura detaje dhe se pse duhet të ndodhë kjo apo do të duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por është mjaftuar vetëm me shprehjen “shpërbërje e qeverisë aktuale”. Nga shumë analistë apo politologë shqiptarë zgjedhja e presidentit në korrik nuk lidhet domosdoshmërisht me zgjedhjet e parakohshme.