E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 aksidente automobilistike në Jug, vdesin 2 persona

TIRANE-Dy aksidente të shënuara brenda pak orësh në jug të vendit u kanë marrë jetën 2 personave.
Një aksident u shënua në orët e para të mëngjesit të hyrje të Tepelenës. Një automjet tip Golf me targa Tr1582U është përplasur me bordurat metalike. Si pasojë e përplasjes së fuqishme ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Gjergji Shehu, 25 vjec.
Ndërkohë në Përmet rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës në Përmet, aksin rrugor Cashovë-Biovizhdë është aksidentuar një kamion me pasojë vdekjen e një personi.
Një kamion me targa Pr 0710B është aksidentuar rëndë për shkak të mungesës së frenave. Mësohet se i vdekur në vedn ka mbetur drejtuesi i kamionit, 35 vjecari Gentian Hyseni kurse i plagosur, pasagjeri në kamion Altin Hasani.

Policia ka nisur hetimet për të dy aksidentet e rënda që u bënë shkak për hymbjen e 2 jetëve njerëzore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›