E Shtunë, 31 Tetor 2026

U rrah barbarisht nga 5 persona, vdes në spital 43 vjecari

TIRANË-Vdes në spital 43 vjecari që u rrah barbarisht për vdekje nga 5 persona në Gjegjan të Kukësit.
Bardhok Marku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dhunimi barbar i Markut u shënua pasditen e 19 Gushtit. Sipas burime të policisë, 43-vjecari Bardhok Marku është dhunuar nga 5 persona, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai u transportua menjëherë në spitalin Ushtarak, ku përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qënë në gjendje kritike për jetën.
Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se 5 autorët e ngjarjes kishin dalë nga një furgon dhe pasi kishin dhunuar 43- vjecarin ishin larguar sërish me mjetin e tyre. Burime të policisë bëjnë të ditur se Marku njihej ishte i skeduar nga policia si një person problematik, pasi ishte përfshirë në shumë konflikte kohët e fundit. Të njëjtat burime deklarojnë se po hetojnë mbi një sherr të pak ditëve më parë që i dhunuari kishte pasur me disa të afërmit e tij, ndërsa nuk përjashtohen edhe disa pista të tjera konfliktesh që kishte të hapura 43-vjecari, Bardhok Marku.
Policia nuk bën të ditur detaje të tjera rreth ngjarjes, vetëm pohon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej vrasësve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›