E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/Rama pagoi 350 mijë euro për helikopterin e udhëtimit nga Shkodra në Vlorë

22-06-2013 / Gazeta 55

Edi Rama ka shpenzuar aq shumë parë në këtë fushatë se të gjitha fushatat e bëra nga PS-ja në tetë vite. Vetëm ditën e djeshme ai ka faturuar një kompani italiane me 350 mijë euro për një helikopter Vip, për të udhëtuar nga Shkodra në Vlorë për të mbyllur me dy mitingje fushatën elektorale. Pra, nuk është fotoja e blerë në mënyrë jo ligjore e Edi Ramës me presidentin Obama në një darkë mbledhje fondesh. Kësaj radhe kemi të bëjmë më një shpenzim butaforik. Këto para janë të marra nga fonde Bashkive Socialiste të Durrës, Vlorë, Fierit, Korçës, etj.  Ditën e djeshme, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi nxori fakte të reja në lidhje me foton e kryesocialistit Rama me presidentin e SHBA-ve Obama. Sipas saj, edhe pse Rama e mohon, FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve po hetojnë Edi Ramën për shkelje të kodit zgjedhor dhe kodit penal. “Siç e tha edhe vetë Rama mbrëmë, takimet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk ndodhin rastësisht. Atëherë, si ka mundësi që Rama të qëllojë të jetë në të njëjtin hotel në Kalifornia? Pse u fotografua Rama në të njëjtin udhëtim me Bilal Shehun i cili vetëm pak ditë më parë kishte dhuruar një shumë të konsiderueshme parash në fushatën e Obamës? Vetëm hidhini një sy vetë fotos! Shihni se çfarë ka veshur Shehu në foton me Ramën - ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ka veshur edhe me Obamën. Dhe shiheni edhe çfarë ka veshur Rama në foto me Shehun - ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ka veshur edhe me Obamën. Sepse këto foto janë bërë në të njëjtën ditë në të njëjtin vend - në Kalifornia, në një event për mbledhje fondesh. Po ashtu, pse në sfond të fotos të Ramës me President Obamën duket drejtuesi i fushatës së Presidentit Obama për mbledhjen e fondeve? Dhe, përse raportet e mediave Amerikane konfirmojnë se fotografia është bërë në eventin e mbledhjes së fondeve të organizuar në San Francisco, për të cilën janë ngritur këto pyetje? Rama mund të mendojë se këto akuza janë “qesharake”, por Kongresi i Shteteve të Bashkuara i merr këto akuza shumë seriozisht. Aq seriozisht, sa ata i bënë thirrje FBI-së dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve të hetojnë Edi Ramën për shkelje të kodit zgjedhor dhe kodit penal”, thekson Vorpsi. Sipas saj, “Kodi Penal Amerikan e thotë qartë se është e paligjshme për një qytetar të huaj të japë donacione për fushata elektorale. Ndërkohë që na rezulton se ky është pikërisht akti që kanë bërë Rama dhe Shehu; e gjitha kjo për një fotografi, e planifikuar për të mashtruar qytetarët shqiptarë. Kjo mund të jetë ideja e Edi Ramës për diplomacinë, por qytetarët duan një lidership të vërtetë dhe jo evazion fiskal, mashtrim dhe korrupsion nga Edi Rama”, përfundoi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›