Dule shkarkon Kseren nga kreu i PBDNJ Gjirokaster, pas hyrjes ne listat e PD
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i pranishem diten e djeshme ne qytetin e Gjirokastres per prezantimin e kandidaturave per deputet, ka bere te ditur shkarkimin e Spiro Kseres nga kryetari i deges per kete rreth. Sipas Dules tashme ne krye te deges se Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per Gjirokastren eshte komanduar Kristaq Lengo, i cili do te mbaje kete funksion deri ne zhvillimin e konferences se jashtezakonshme te deges se PBDNJ-shit per Gjirokastren. "Lengo, eshte nder drejtuesit kryesore te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut si dhe te OMONIA-s si ne nivel lokal ne Gjirokaster ashtu edhe ne nivel qendror, sikurse eshte edhe perfaqesues i PBDNJ-shit ne keshillin bashkiak te Gjirokastres", u shpreh kreu i PDBNJ. Ky veprim i kryetarit Dule, vjen pas perfshirjes se prefektit aktual te Gjirokastres, Spiro Ksera ne listen e kandidateve per deputet te Partise Demokratike ne Qarkun e Gjirokastres, ku renditet ne vendin e dyte. Gjate takimit ne qytetin e Gjirokastres Dule ka prezantuar perpara perfaqesuesve te strukturave te PBDNJ dhe organizates OMONIA listen e kandidateve per deputet qe do te konkurrojne ne zgjedhjet e 28 qershorit nen siglen e kesaj force politike si dhe te mbeshtetur nga organizata e kryesuar nga Vasil Bollano. Listen e kryeson kandidatura e Vangjel Dules e ndjekur nga Kristostom Kamberi dhe e treta renditet Elektra Qiqi. Mes te tjerash, Dule ka denoncuar edhe faktin te cilin ai e ka cilesuar fushate spastrimesh nga administrata shteterore te perfaqesuesve te minoritetit grek dhe PBDNJ pas largimit te kesaj force politike nga koalicioni i djathte. "Partia Demokratike ka filluar nje revansh spastrimesh nga administrata shteterore te perfaqesuesve te minoritetit etnik grek duke ngaterruar konceptet e nje force politike te pozicionit te saj ne spektrin politik te vendit me nje element teper thelbesor per nje shtet te se drejtes dhe per demokracine, respektimin e te drejtave te minoriteteve dhe garantimin e pjesemarrjes se tyre ne administraten publike", theksoi Dule gjate takimit te zhvilluar ne Gjirokaster. Ai tha se nuk ka vend per panik, Shqiperia ka pasur dhe do te kete zgjedhje. B.Kore
Shkarkimet ne administrate, Solis akuza demokrateve
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut denoncoi dje shkarkimet nga puna te simpatizanteve te saj. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari i Pergjithshem i PBDNJ, Leonard Solis, deklaroi se perkrahesit e tyre jane larguar nga puna per shkak te nje hakmarrjeje politike qe ka nisur se fundmi. "Shkarkime te tilla nuk jane rruga qe mund ta coje Partine Demokratike drejt fitores, perkundrazi kane destinacion te sigurt humbjen", deklaroi Solis. Sipas tij, PD menaxhon ate pushtet qe i eshte dhene, por ajo nuk eshte pronarja e administrates, ajo nuk eshte pronarja e shtetit shqiptar.