E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.Ministri i Brendshem Avenir Peka kallezim penal per Premcin

Ministria e Brendshme përmesë një deklaratë për media njofton se sot Zv.ministri i Brendshëm Z. Avenir Peka ka bërë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal kundër Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale të Policisë së Shtetit Shemsi Premçi për veprën penale ”shpifje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

Ministria e Brendshme garanton opinionin publik se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të lejojë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit për asnjë arsye apo motiv që bie ndesh me Ligjin për Policinë e Shtetit.

Në deklaratë, Ministria e Brendshme u bën thirrje forcave politike të qëndrojnë larg përpjekjeve për të instrumentalizuar politikisht struktura apo efektivë të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›