Ngjela: Amendim Kodit, te perdoren certifikatat
Shfaqet dhe nje ze tjeter ne politiken shqiptar, ne favor te aplikimit te certifikatave si dokument identifikues per zgjedhesit. Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela kerkoi dje amendimin e Kodit Zgjedhor, per te perfshire votimin dhe me certifikata per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne nje prononcim per mediat, ish-kryetari i Komisionit te Ligjeve deklaroi se, perdorimi i certifikatave ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare vjen si nevoje, duke qene se ende nje pjese e mire e qytetareve pa pasaporte, nuk jane pajisur me kartat e identitetit. "Kartat e identiteti nuk mjaftojne, nuk jane te sigurta dhe nuk jane shperndare. Cfaredo qe te ndodhi, nderrohet ligji. Ai thote qe votimi lejohet me pasaporte dhe karte identiteti, asgje tjeter nuk eshte e ligjshme. Atehere duhet amenduar ligji", jep si zgjidhje avokat Ngjela. Por kryetari i PLD-se tha se kjo vonese ka ardhur si pasoje e konfuzionit qe duan te krijojne dy partite e medha, per sa i perket zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Nese do te kishte ekzistuar vullneti politik, sipas Ngjeles, ky proces duhet te ishte tashme i permbyllur. Tre dite me pare ne emer te socialisteve, deputeti Kastriot Islami, kerkoi shqyrtimin e mundesise per te shtuar nje dokument alternativ votimi, pervec kartave te identitetit dhe pasaportave per udhetim. Sipas Islamit, PS nuk do te toleronte shtyrjen e zgjedhjeve si pasoje e mungesave te kartave te identitetit dhe per kete arsye duhet te mendohej per nje votim me nje tjeter dokument, qe mund te ishin certifikatat. Por e menjehershme ka qene pergjigja e ardhur nga Partia Demokratike, te cilet refuzojne te amendojne Kodin Zgjedhor ne lidhje me dokumentet qe kerkohen per votim. Zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci theksoi se mazhoranca do te lejoje vetem votimin me karta dhe pasaporta, sipas konsensusit te arritur mes PD-se dhe PS-se, pak muaj me pare. F.Mejdini