E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Negociata me opoziten

Pas mbylljes se sesionit te pare parlamentar te kesaj legjislature te re, kryetarja e kuvendit ka bere bilancin e 17 seancave plenare, ku me 70 ligjet e 40 vendimet e miratuara, kuvendi, sipas zonjes Topalli, ka treguar pergjegjshmerine maksimale ndaj qytetareve shqiptare. (UPDATE)
Por meqenese ky sesion u mbyll pa pranine e opozites ne parlament, kryeparlamentarja nuk mund te shmangte nje apel drejtuar kreut te opozites, Edi Rama.“Une ftoj kryetarin e Partise Socialiste te mos i pengoje me deputetet per te ushtruar detyren e rendesishme te opozites”, tha Topalli.Jozefina Topalli iu pergjigj publikisht edhe letres se nje dite me pare qe zoti Rama i dergoi per mosmiratimin e ndryshimeve ne ligjin per Inspektoriatin e Ndertimit.“Ky eshte nje rast per te perseritur ftesen per te ardhur, per te diskutuar ne komisione dhe ne seancen plenare bashke me opoziten”, u shpreh Topalli.Megjithe situaten, ku opozita nuk pranon asgje me teper se hapjen e kutive dhe mazhoranca ofron gjithcka pervec rinumerimit te votave nga parlamenti, kryetarja e kuvendit u shpreh optimiste per hyrjen e opozites ne parlament vitin e ardhshem, edhe pse pranoi se nuk kishte ndonje sinjal konkret per kete.“Si kryetare e kuvendit dua te shoh opozoten ne rolin e saj. I garantoj deputeteve, te gjitha hapesirat, te gjitha mundesite”, tha kryeparlamentarja.Por a i ka munguar opozita Jozefina Topallit ne Kuvend gjate ketyre 4 muajve? E ka patur ajo me te lehte apo me te veshtire drejtimin ekuvendit pa opoziten? “Opozita eshte nje pushtet i jashtezakonshem moral. Kam qene vete ne opozite per 8 vjet. Me ka munguar opozita ne parlament, si kryetare e kuvendit dhe si deputete prej vitesh me radhe”, tha Topalli.Duke qene se te gjitha pyetjet e gazetareve lidheshin me opoziten, Jozefina Topalli, perseriti disa here ftesen per futjen e Partise Socialiste ne parlament, vendin qe sic tha ajo mund te arrihen kompromise te medha.“Ne parlament ka mundesi te pafundme per te arritur kompromise ne te mire te vendit. Historia e parlamentarizimit shqiptar e ka treguar kete”, theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›