Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Policisë Bashkiake
TIRANË - Pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Zydi Dajti, i emëruar në këtë post dy muaj më parë nga Kryetari i Bashkisë, Rama, pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Ndrec Deda i cili dejtonte policinë Bashkiake prej 7 vjetësh.
Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot kërkesë- padinë e Prefektit të Tiranës, Keltis Kruja për pavlefshmëri të aktit të emërimit të drejtorit të Bashkiakes, ku i paditur është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Gjatë seancës, juristët e Prefektures kërkuan pezullimin nga detyra të z.Zyhdi Dajti deri në perfundimin e gjykimit. Kjo kërkesë u pranua nga trupi gjykues i cili vendosi ta shqyrtojë këtë kërkesë në seancat në vijim.
Prefekti Kruja pretendon se Kryebashkiaku Rama, ka thyer ligjin dhe procedurat në emërimin e Dajtit. Është gjykata ajo që do të vendosë mbi këtë çëshje.