Arrestohen dy të rinjtë që shisnin kanabis në plazh

Kështu, në pranga përfunduan 24-vjeçarët Ylber Koleci dhe Denis Kazani.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar pranë pistës Iliria u gjetën të fshehura në shezlonin e pushimit 6 qese me 35 gr kanabis gjithsej.
Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrolleve të mëtejshme në banesën që ata kishin marrë me qira në zonën e "21 dhjetorit" në Tiranë, u gjetën 3 pako të mëdha me afro 747 gr lëndë e dyshuar si kanabis sativa.
2012-07-17 12:12