Topalli Opozita e mirepritur te jape kontributin e saj ne procesin e integrimit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për situatën dhe zhvillimet e pritshme në parlament, për axhendën parlamentare dhe reformat në kuadër të procesit të integrimit, si dhe për bashkëpunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-së.
Kryetarja e Kuvendit përfitoi nga rasti të informojë kreun e prezencës së OSBE-së, për ofertën e bërë nga mazhoranca për sa i përket ndërmarrjes së nismave për reformën e ardhshme zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE-së, ashtu sikundër për sa i përket bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për të votuar në Kuvend ligjet që kanë shumicë të cilësuar.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë proces, se ky nuk është një kontribut vetëm për parlamentin dhe parlamentarizmin, por është një kontribut për shqiptarët dhe Shqipërinë në objektivin e madh të tyre në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Europë.