E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE: Me dënimin e Srebrenicës, Serbia burim stabiliteti

BEOGRAD- Serbia është bërë një burim stabiliteti në Ballkan me miratimin nga Parlamenti i saj të një rezolute që dënon masakrën e Srebrenisë të korrikut të vitit 1995, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
"Mund të thuhet që Serbia është tashmë një burim stabiliteti në rajon, ndërkohë që ky vend në të shkuarën ka qenë burim paqëndrueshmërie'', deklaroi Thorbjorn Jagland për shtypin në Beograd.
Ai përshëndeti përpjekjet e presidentit serb, Boris Tadiç që bëri të mundur miratimin e kësaj rezolute nga Parlamenti, një tekst që përbën një hap shumë të rëndësishëm drejt paqes në rajon.
Parlamenti serb miratoi më 31 mars një rezolutë që dënon masakrën e rreth 8 000 myslimanëve në Srebrenicë, në Bosnje-Hercegovinë nga forcat serbo-boshnjake.
Kjo masakër është e vetmja ngjarje në luftën në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995) që është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›