Taksistët e licencuar në prag falimentimi
Taksitë e palicencuara në vend vazhdojnë të mbeten problem për pjesën tjetër që vazhdimisht paguan taksa. Sindikalistët e transportit në Tiranë i kanë bërë apel qeverisë dhe bashkisë, që të marr masa, pasi shumica e subjekteve të transportit të cilat janë të licencuara, janë në prag falimentimi.
"Ka shumë mjete te palicencuara që vijnë në kurriz të këtyre personave vecanërisht taksive 4+1 dhe autobuzëve. Autobuzët pothajse po falimentojnë. Bashkia na thotë nuk kam unë kompetenca, po e ka pushteti qendror. Shfajësohen me njëra-tjetrën ", thotë Shpëtim Vrioni, zv.president i sindikatave të Transportit shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare, brenda një viti që nga muaji prill i vitit të kaluar janë penalizuar dhe bllokuar rreth 550 mjete të palicencuara, ndërkohë që janë ngritur task forca nga sindikalistët e transportit në 12 prefektura të vendit.
Edlira Sulejmani