E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Opozita te caktoje Avokatin e Popullit. PS Oferta pazar i ulet

Institucioni Pas ultimatumit te BE-se kreu i Kuvendit hedh nje propozim per kalimin e krizes

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dorezuar dje opozites nje oferte te re per te propozuar emrin e kandidatit per Avokatin e Popullit. Oferta e kryeparlamentares Topalli eshte dorezuar dje ne zyren e kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites. Ne kete rast behet fjale per Avokatin e Popullit dhe mazhoranca me oferten e re qe i ben Partise Socialiste i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit specifikoi se kandidatura qe do te propozohet nuk duhet te kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike ne kohen e diktatures komuniste dhe ne ceshtje qe lidhen me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha se oferta i eshte dorezuar Gramoz Rucit qe ne menyren me urgjente te propozojne emrin qe deshirojne sipas ligjit ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit. Eumlshte nje oferte shume serioze. Eumlshte nje oferte qe ka te beje me kreun e nje organi kushtetues me ate qe eshte Avokati i Popullit. Mazhoranca keshtu po i ben nje oferte tjeter opozites tha Topalli. E pyetur nese opozita e ka pranuar apo jo oferten e PD-se Topalli theksoi se besoj se jane ende duke e diskutuar.

Kryetarja e Kuvendit pershendeti edhe deklaraten e delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi. Ndaj te njejtin mendim me misionin e Komisionit Europian ketu ne Tirane se principet e demokracise te drejtat e njeriut jane baze per te cilat ne duhet te punojme cdo dite dhe cdo ore dhe pikerisht ne raport me kete princip themelor mbi te cilin ngrihet dhe funksionon demokracia ne Shqiperi.

Pergjigjja e PS

Partia Socialiste jep nje pergjigje neutrale lidhur me oferten e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per propozimin e emrit te ri te Avokatit te Popullit. Nje nga drejtuesit e grupit parlamentar te saj Saimir Tahiri deklaroi dje per mediat se oferta e bere pasqyron situaten e veshtire te shumices aktuale ndaj se ciles selia roze vijon te kerkoje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Oferta e znj. Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen tha Tahiri. Ai nuk ka dhene nje pergjigje pohuese apo mohuese lidhur me kete ceshtje e cila aktualizohet per shkak te nevojes per te rizgjedhur pasuesin e ri te Ermir Dobjanit. Ne fakt mandati i ketij te fundit ka perfunduar qe ne muajin shkurt te ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›