E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat BE gjashte muaj prove per Shqiperine

Brukseli

Komisioni Europian pritet ta vendose gjashte muaj ne prove Shqiperine dhe Bosnjen per sa i perket liberalizimit perfundimtar te vizave. Ky qendrim do te zbatohet ne rast se nga ana e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian me 8 nentor do ti japin nje pergjigje kerkeses se Shqiperise dhe Bosnjes per liberalizimin e vizave. Ne kete kuader burime te Top Channel nga Brukseli bejne te ditur se afati gjashtemujor i proves do te sherbeje per te kuptuar nga ana e KE-se nese keto vende jane gati per liberalizimin dhe nese do te kete flukse azilkerkuesish nga qytetaret e ketyre shteteve qe pritet te perfitojne liberalizimin. Ky vendim u eshte prezantuar dje nga ana e KE-se vendeve anetare te BE-se dhe pritet qe ky shtrengim te zbatohet edhe per vendet e tjera te Ballkanit te cilet kane perfituar me pare levizjen e lire ne hapesiren Shengen. Ky dokument u diskutua dje edhe ne keshillin e vendeve anetare te Bashkimit Europian parashikon edhe mekanizma per vezhgimin e disa hallkave te dobeta per sa i perket sigurise te vendeve qe kerkojne te hyjne ne hapesiren Shengen. Ne kete kuader KE parashikon edhe raporte periodike gjashtemujore per sa u perket te gjitha vendeve ballkanike te cilat nuk jane pjese e BE-se por kane perfituar levizjen e lire ne kete hapesire. Por jo te gjitha vendet e Bashkimit Europian jane te kenaqura nga keto masa te rrepta qe pritet te merren nga KE. Keshtu ambasadori i Holandes ne BE gjate nje mbledhje te djeshme qe u mbajt dje ne Bruksel theksoi se masa edhe me te rrepta duhet te merreshin nga ana e institucioneve europiane per sa i perket levizjes se lire te qytetareve te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›