E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Seserit Islami Te ndryshoje Kodi Zgjedhor

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rëndë dakord për të zgjidhur debatin mbi mandatin e ish-deputetes socialiste Rudina Seseri. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve është vendosur që përfaqësues të dy partive, Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri do të paraqesin në seancën e nesëërme plenare një raport, në fund të së cilit t’i kërkohet Kuvendit të pranojë dorëheqjen e Gjon Bardhit, kandidati që pasonte Rudina Seserin në listën shumë-emërore të PS-së në zgjedhjet e vitit 2009. Pasi ky raport të ketë marrë mbështetjen e ligjvënësve, do t’i kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendim. Do të jetë KQZ-ja, e cila do të mblidhet për të vendosur që mandati për deputet t’i kalojë kandidatit vijues në listë të Partisë Socialiste Edison Konomi.
Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, Kastriot Islami ka bërë të ditur për mediat, se debati u zhvillua mbi një terren specifik ligjor. Sipas tij, kjo situatë duhet të bëhet pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të evituar në të ardhmen situata të tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›