Topalli: PS të heshtë, foli drejtësia
Kuvendi, opozita braktis sallën e Kuvendit pas vendimit të Gjykatës
Nga ana e saj kryeparlamentarja, Jozefina Topalli u shpreh se opozita duhet të heshtë, pasi foli drejtësia. “Unë s’fajësoj asnjë njeri, ndarja e pushteteve është e qratë, kur flet drejtësia të gjithë heshtni. Ju ikni, frikacakë, i çoni për ti vrarë dhe pastaj ikni, i vratë dhe s’votoni 3 ligjet, boll keni vrarë”, deklaroi Topalli.
Ndërkohë që, opozita braktisi sallën e Kuvendit, pas debateve për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit për ngjarjet e 21 janarit.
Në Kuvend u ndezën debatet, ku deputeti Socialist, Saimir Tahiri është shprehur se “në këtë vend drejtësia ka marrë fund”, ndërsa bëri përgjegjës për këtë ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi.