E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Paburreri e Rames terheqja nga shkarkimi im

Pasi votoi e para ngritjen e komisionit parlamentar qe do te hetoje veprimtarine e Kuvendit Jozefina Topalli ndihet e zhgenjyer nga terheqja e socialisteve per ta shkarkuar ate permes nje mocioni ne Kuvend. Gjate konferences se perbashket per shtyp me zevendespresidentin e pare te Parlamentit te Austrise Fritz Neugebauer ajo u pyet dje nga gazetaret lidhur me kete nisme duke e quajtur paburreri qe pas dy viteve kerkese nuk ishin te zotet qe te kerkonin mocionin per shkarkimin e saj. Ajo nuk fshehu faktin Jam jashtezakonisht e zhgenjyer qe pas dy viteve rresht qe kerkojne mocion per shkarkimin e Jozefina Topallit nuk e gjeten burrerine per te bere nje mocion per shkarkimin e Jozefina Topallit. Ne te gjitha iniciativat e tyre me dy mocionet e tyre kunder Jozefina Topallit ata kane deshtuar dhe Jozefina ka fituar 2 me 0. Me vjen keq. Ajo shtoi Duhet te ishin me burra sepse ka dy vjet qe thone qe do te ngrene nje komision hetimor qe te bejne nje mocion kunder Jozefina Topallit dhe nuk e bejne. E premtuan ne nentor filluan nje mocion kunder Jozefina Topallit sepse koka e Jozefina Topallit u duhet dhe deshtuan. E kthyen nga nje mocion kunder Jozefina Topallit ne nje mocion me debat. Zoti Rama me 7 janar tha se kesaj radhe do bejne perseri nje mocion kunder Jozefina Topallit dhe perseri nuk e mbajti fjalen. Nuk i qendroi asaj qe tha. Nuk u be mocion kunder Jozefina Topallit. Mua me vjen keq per ta Nga Jozefina Topalli dhe nga koka e Jozefina Topalli ata shkojne dhe perfundojne te hetimi i sherbimeve ndihmese te Kuvendit te Shqiperise. Cfare mund te themhellip Mazhoranca e ka votuar tashme komisionin dhe une isha e para qe votova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›