E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne Kakavije Tahiri Se shpejti udhetimi ne ameri

Deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet z. Dashamir Tahiri reagoi dje ashper ne Kuvend ne lidhje me ndalimin e nje cifti te moshuarish nga policia greke vetem pse kishin te shenuar vendlindjen Cameri. Duke folur perpara deputeteve ai theksoi se PDIU gjithnje ka votuar pro cdo nisme qe ndihmoi ne procesin e liberalizimit te vizave. Ai theksoi se Ministria e Brendshme dhe e Jashtme duhet te kerkojne shpjegime nga pala greke per te mos u perseritur keto ndodhi duke iu paraqitur deputeteve te gjitha dokumentet qe cifti kishte me vete dhe qe plotesonin te gjitha kerkesat e liberalizimit te vizave. Z. Tahiri paralajmeroi se se shpejti ai se bashku me kreun e PDIU-se z. Shpetim Idrizi dhe nje grup te moshuarish do te kryejne nje vizite turistike ne Cameri. Ai permendi se PDIU ka votuar cdo ligj qe bente te mundur liberalizimin e vizave. Sipas Tahirit shqiptaret e Camerise kane 65 vjet qe e prisnin nje dite te tille per te shkuar per te vizituar vendin ku kane lindur dhe ku kane varret e te pareve. Nje nevoje sa e thjeshte aq edhe humane. Por me sa duket diskriminimi per shqiptaret e Camerise po vazhdon ende. Jam ketu per te denoncuar nje rast skandaloz te ndodhur tri dite me pare ne piken doganore te Kakavijes. Dy te moshuar 75-vjecare qe kane lindur ne Cameri dhe kete gje e kane te shenuar ne pasaporten biometrike ndalohen nga policia greke dhe u refuzohet hyrja ne Greqi sapo u pa qe ne pasaporte kishin te shenuar vendlindjen Cameri. Une jam ketu jo vetem per te denoncuar kete rast skandaloz diskriminimi por si deputet i Parlamentit shqiptar dhe si cam i kerkoj qeverise shqiptare dhe ne vecanti ministrit te Brendshem dhe ministrit te Jashtem te investigojne dhe ti kerkojne shpjegime pales greke qe ky rast te mos perseritet me. Kjo sepse se shpejti une dhe z. Idrizi konform te gjitha rregullave do te bejme nje vizite turistike me shume te moshuar qe nuk gjejne prehje pa pare vendin ku kane lindur. Ju bej thirrje te gjitheve te majte dhe te djathte qe te reagojme ndaj kesaj shkeljeje te hapur te te drejtave te njeriut sepse nje dite te gjitheve do te na gjykoje historia - u shpreh z. Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›