E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Parlamenti, pasqyre e perberjes reale shoqerore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me rastin e 8 Marsit hapi dyert e Parlamentit per te gjitha grate dhe vajzat, duke dhene nje simbolike ne lidhje me pranine e gruas ne institucionet shteterore. Gjate takimeve te saj me femrat dhe nje takimi te vecante me 45 punonjeset e administrates se Kosoves, kryeparlamentarja Topalli, dha mesazhin se Parlamenti duhet te jete vendi ku shoqeria te jete e perfaqesuar, ashtu sic ajo ne fakt eshte e perbere. "Nese nuk kemi aktualisht 50 per qind te perfaqesimit, te nisim me 30 per qind perfaqesim te grave ne Parlamentin e ardhshem. Une uroj dhe besoj se ne do ta arrijme", deklaroi Topalli ne lidhje me kuotat e reja, per perfaqesimin e gruas ne Parlament. Sipas kryeparlamentares, perfaqesimi me keto kuota do te sjelle nje tjeter mendesi dhe nje perqendrim me te madh, per te zgjidhur disa probleme qe ndoshta per burrat nuk duken aq te rendesishme. Keshtu sipas Topallit, gruaja ne politike duhet te kujdeset per ceshtje vertet jetesore, sic jane femijet, te moshuarit, te semuret, sepse ndaj ketyre personave ndjeshmeria e nenave, grave eshte shume e madhe. Sipas Topallit, askush nuk ka thene se grate jane me te zonjat se burrat, por eshte e nevojshme qe ato te jene te perfaqesuara plotesisht, sepse kjo eshte ceshtje e se drejtes dhe e emancipimit te shoqerise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›