Pergjaket 8 Marsi ne Durres, i mituri plagos dhe grabit shitesen e butikut
Durres- Krimi pergjak diten e 8 Marsit ne Durres. Ndersa te gjitha grate dje i gezoheshin dhuratave me rastin e festes, 34-vjecarja Valbona H., punonjese butiku ne lagjen nr. 3, ka perfunduar oret e pasdites ne spitalin e qytetit, e plagosur ne pjesen e fytit me thike. Autori dyshohet se eshte nje 16-vjecar i quajtur Agustin Tuda, qe eshte kapur brenda 5 oresh nga policia. Motivi i ngjarjes ka qene grabitja e dyqanit dhe per te realizuar qellimin, i mituri qe njihej si kontingjent kriminal, ka sulmuar egersisht punonjesen. Policia tha se sekuestroi si prova materiale thiken, nje xhup te gjakosur dhe sendet e grabitura.
Sipas rrefimit te 34-vjecares, qe ka dale nga gjendja e rrezikut pas nderhyrjes kirurgjikale ne spital, i mituri eshte paraqitur ne butik rreth ores 15:00, duke treguar interes per te blere dy kapuca sportive. Sapo eshte njohur me porosine e klientit, Valbona H., i ka thene qe nuk dispononte kapuca te ketij lloji, nderkohe qe 16-vjecari eshte larguar nga dyqani, per t'u rikthyer vetem pak minuta me pas. Teksa eshte futur ne dyqan, ai ka nxjerre thiken duke ia drejtuar shiteses. E frikesuar ajo i ka thene qe te merrte cfare te donte nga dyqani, por i mituri e ka goditur me thike ne pjesen e fytit, duke e lene te pergjakur. Nderkohe qe ka nisur te marre parate ne arke, nje xhup si dhe nje pale atlete, duke u larguar pa u vene re nga kalimtaret apo persona e tjere, te cilet kishin aktivitetin e tyre ne afersi te butikut. Ka qene nje klient i rastesishem, qe e ka gjetur te gjakosur pertoke 34-vjecaren, i cili ka njoftuar menjehere policine.
Ne vendngjarje kane mberritur menjehere efektive te Policise se Durresit, te cilet kane ngritur grupe kontrolli ne te gjithe zonen dhe ne operacion. Per kapjen e te dyshuarit ka marre pjese vete drejtori i Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, Nikolin Bala, ish-drejtor i Policise se Durresit. Pas pese oresh operacion, i dyshuari Agustin Tuda eshte kapur se bashku me sendet e grabitura. Policia tha se gjate kontrollit atij i jane gjetur thika e krimit, xhupi i pergjakur ne momentin e sulmit, kapucet, atletet dhe parate e grabitura ne dyqanin e veshjeve. I mituri nuk e ka pranuar akuzen gjate marrjes ne pyetje, ndersa e demtuara ka njohur agresorin e saj pas interesimit te agjenteve dhe paraqitjes per njohje nepermjet fotografive te siguruara.
Enkelejda Arapi