PD, nis hapjen e dosjeve: Vrasjet ne kufi me 1990
Nia zbardhja e dosjeve te Sigurimit te Shtetit dhe te krimeve te diktatures, vetem disa dite pas miratimit te ligjit per hapjen e dosjeve dhe denimit te krimeve te komunizmit. Pa humbur as dhe nje dite, mazhoranca ka filluar publikimin e dokumenteve, duke filluar nga vrasjet ne kufi. Partia Demokratike publikoi diten e djeshme nje dosje e cila tregonte per menyren se si nga regjimi komunist ekzekutoheshin te rinjte, te cilet kalon kufirin ne menyre ilegale. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani me ane te nje konference per shtyp paraqiti edhe dosjen e cila tregonte me perpikmeri edhe menyren se si rojet e kufirit nuk kishin hezituar te qellonin mbi dy te rinj, te cilet u ekzekutuan ne nje pike te kufirit te Sarandes. Madje nje ekzekutim i tille ishte bere ne momentet e fundit te renjes se komunizmit. "Ne daten 21 Qershor 1990 rreth ores 03.00, u kapen dy dhe u asgjesuan dy persona, ne tentative per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme ne sektorin e pikes kufitare Grazhdan. Ushtari menjehere qelloi ne ajer me pistolete shenjedhenese per te ndricuar terrenin... pasi pane se te dy elementet nuk ndaluan hapen zjarr mbi ta me bresheri, duke bere asgjesimin e tyre te menjehershem", lexoi Bogdani perpara kamerave dhe dokumentacionin e pikes kufitare, e cila kishte zbardhur ngjarjen e ndodhur. Sipas zedhenesit te PD-se, ajo cfare ishte me tragjike ne kete histori lidhej me faktin se keto vrasje me gjakftohtesi kishin ndodhur pikerisht ne vitin 1990, kur ne te gjitha vendet ish-komuniste kishte rene edhe perdja e hekurt. "Ne vitin 1990, pasi kishte rene perdja e hekurt, kur ne vendet ish-komuniste te Evropes Lindore po fillonin te vendoseshin sistemet demokratike, ne Shqiperi vazhdonte dhuna e sistemit komunist, me e eger se kurre", deklaroi Bogdani ne konference per shtyp, ku ilustroi edhe krimet qe kryheshin gjate sistemit komunist. Sipas tij, endrrat e te rinjve per nje jete me te mire ne Evropen dhe Perendimin e lire, ndaleshin ne verdiktet e hetuesve apo Sigurimit te Shtetit dhe ne telat me gjemba te kufirit, te nje Shqiperia edhe me te izoluar se me pare. Duke permendur kete fakte te dhimbshme, zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se PD pyet opoziten nese ata njerez te cilet prene ne mes endrrat e te rinjve te pafajshem, duket te vazhdojne te qendroj ende ne pozicionet e tyre. "Partia Demokratike me te drejte pyet drejtuesit e opozites, a meritojne ata qe asgjesuan sic shkruhet ne dosje, mijera e mijera qytetare te rinj dhe te pafajshem, qe nderprene endrrat e mijera te rinjve, faji i vetem i te cileve ishte deshira per nje jete me te mire, te drejtojne dhe gjykojne sot fatet e shqiptareve", theksoi Bogdani ne fjalen e tij. Zedhenesi i PD-se deklaroi se kryetrari i PS-se, Edi Rama nuk mund t'i drejtohet qytetareve per nje politik te re, nese me pare nuk do te ndahet nga ajo e vjetra. Prej kohesh Partia Demokratike e ka ftuar Partine Socialiste te beje amendimet e saj ne lidhje me ligjin per hapjen e dosjeve, por te majtet kane kundershtuar duke e quajtur kete nje nisme e cila po perdoret per te pastruar ne radhet e drejtesise elemente te cilat kane ne dore ceshtje te rendesishme qeveritare. Po keshtu perfaqesuesit e opozites kane theksuar se ta cojne ligjin e dosjeve per ta shqyrtuar Gjykata Kushtetuese, pasi sipas tyre, ne kete ligj ka shume pika te cilat bien ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe me ligje te tjera organike ne vend.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini