Xhamia, gjykata rrëzon ambientalistët, nuk do ndërpriten ndërtimet
Gjykata ka vendosur dje rrëzimin e kërkesës, nga ambientalistët për ndërprerjet e ndërtimeve për Xhaminë e Namazgjasë. Sipas Gjykatës kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankimim i veçantë, sipas ligjit. Vendimi u shpall dje në gjykatën e Tiranës, ndërsa u vendos që nuk do të ketë ndërprerje të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë edhe pse ambientalistët kontestuan disa herë ndërtimin e kultit fetar. Pavarësisht se pjesa dërrmuese e gjyqtarëve kanë marrë pushimet, një gjyqtar i gatshëm shqyrtoi këtë të mërkurë kërkesën e dy shoqatave për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe të godinës polifunksionale, kërkesë e cila vendosi përballë njëra-tjetrës në peshoren e drejtësisë forumin e myslimanëve dhe institutin e çështjeve kombëtare INA. Forumi i myslimanëve e komentoi kështu vendimin e gjykatës civile. Ne jemi larg retorikave boshe. Tirana ka nevojë për atë xhami, e ka pasur prej kohësh, rreth 80 vjet që bëhet kërkesë. Nuk kemi ndonjë objeksion për kërkesat e ambientalistëve, nuk i hedhim poshtë pretendimet e tyre, por ai truall është pronë e KMSH-së dhe është marrë një vendim i drejtë për këtë çështje, argumentoi Roald Hysa, sekretar i Forumit të Myslimanëve. Prej vitesh, besimtarët myslimanë në kryeqytet, në çdo feste faleshin në bulevard për shkak të mungesës së ambienteve, situate kjo që pritet të jetë e njëjtë edhe për këtë Fiter Bajram.