Vëzhgimi/Rama lë me gisht në gojët aleatët, edhe zëvendësministrat do jenë të PS-LSI
Pasi i la me gisht në gojë Edi Rama pritet që t’u japë krerëve të partive aleate nga një post zëvendësministri në kabinetin e tij qeverisës për të larë gojën. Burime të afërta me aleatët e Partisë Socialiste shprehen se emërimet në nivele të dyta dhe të treta që do të jenë domen i partive politike aleate do të nisin javën e ardhshme dhe do të negociohet hap pas hapi mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe kryetarëve të partive të koalicionit. 16 ministritë që përbëjnë kabinetin, të cilat do mund të kenë minimumi 1 zv.ministër ose maksimumi 3, janë nga 16-42 poste që pritet të shqyrtohen javën e ardhshme në mes krerëve të partive të vogla që përbënin bashkimin në Aleancën për Shqipërinë Europiane, e që morën rreth 80 mijë vota. Padyshim, postet kryesore në ministritë e një rëndësie të re. Padyshim, postet kryesore në ministritë e një rëndësie të veçantë do të jenë “pronë” e PS-LSI, ndërsa zëvendësministrat pa ndonjë peshë specifike do t’u jepen aleatëve për të mbyllur përfundimisht gojën. Është e kuptueshme që Edi Rama është në vështirësi për shkak të nervozizmit që shfaqnin aleatët me telefonata dhe dërgime mesazhesh telefonike apo me ndërmjetës. Pakënaqësitë publike janë të ditura, Spartak Ngjela, Paskal Milo, Vangjel Dule, dhe Skënder Gjinushi, por këta janë maja e ajsbergut që fshihet pas kulimave të logjikës “hajt të kapin naj gjo” të cilën Edi Rama e refuzoi gjatë fushatës elektorale. Sipas marrëveshjes së lidhur me partitë aleate Edi Rama, ka pranuar t’u pushtet në nivel të dytë qendror tek partitë, të cilat kanë fituar në zgjedhje nga 5000 deri në 10.000 vota në nivel kombëtar. Megjithatë pritshmëritë e përfaqësimit me zëvendësministra në kabinetin Rama janë për 6 parti të koalicionit ASHE, përveç partneritetit strategjike PS- LSI. Kësisoj, PBDNJ, të drejtuar nga Vangjel Dule, i cili mblodhi në zgjedhje 14255 vota, Partia Demokracia Sociale, e Paskal Milos, 11838 vota, Partia Socialdemokrate, e Skënder Gjinushit, 10138 vota, Aleanca Popullore, e Artur Dojakës, 8697 vota, Partia Kristian-Demokrate, e Mark Frrokut, 8094 vota dhe Partia Socialiste e Vërtet ’91, e Petro Koçit, 6111 vota.
...