E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshja Rama-Kokëdhima shkriu ekipin “Flamurtari”, prapa rrënimit qëndron lakmia për stadiumin

07-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha i bashkohet shqetësimit të qytetarëve dhe tifozëve vlonjatë: Lajm i hidhur për sportin shqiptar

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje për situatën në klubin sportiv të Vlorës, “Flamurtari”, i cili ndodhet në pronësi të kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika. Ekipi po ndeshet me një situatë të vështirë financiare dhe asnjë prej përgjegjësve të kësaj situate, as Shpëtim Gjika dhe as ata që premtuan “rilindjen” e sportit s’po ndjehen. Në fakt po vërtetohet e kundërta. Premtimet për “rilindjen” e sportit, janë në vazhdën e bllof-premtimeve të Edi Ramës të cilat s’do realizohen kurrë. Ndërkohë, në Vlorë Edi Rama ka një bashkëpunëtor në falimentimin e ekipit të Flamurtarit dhe ai është Koço Kokëdhima. Koço i punëve shkatërruese në Tiranë, Fier dhe në të gjithë vijën bregdetare me pallatet e tij shumëkatëshe, këtë herë po jep kontributin e tij me kryedeputetin e Vlorës, në çuarjen drejt falimentimit të ekipit të futbollit, “Flamurtari”. Problemi nuk është i gjithë te mungesa e financave për pagat e lojtarëve, pasi lepuri fle diku tjetër. Për kryeministrin Berisha, prapa rrënimit të skuadrës së Vlorës, qëndron lakmia Rama-Kokëdhima për stadiumin ku zhvillon ndeshjet ekipi vlonjat. “Të dashur miq, një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Dyshja Rama- Kokëdhima pothuaj shkrijnë Flamurtarin, njërën nga skuadrat më të mira të vendit, me një kontribut të madh në futbollin e vendit dhe histori të pasur me suksese të shumta. Flamurtari në dekada iu dhuroi vlonjatëve dhe shqiptarëve ndeshje ndër më të bukurat, më luftaraket dhe më dinjitozet. Modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin. Vlonjate dhe Vlonjatë prapa rrënimit të skuadrës suaj qëndron lakmia Rama-Kokëdhima për stadiumin tuaj. Këtij i thonë ndryshim! Mafia rrënon Flamurtarin. Përpara drejt stadiumit!”, shkruan në Facebook, kryeministri Sali Berisha. Partia Socialiste premtoi gjatë fushatës elektorale “rilindjen” e sportit përmes një programi të mirëstudiuar, por që më pas u zbulua se autor i tij ishte Fidel Ylli bashkë me ambicien e tij, për tu bërë ministër. Sikurse kuptohet, punën e lënë përgjysmë nga Fideli, prani falimentimin dhe rrënimin e ekipeve të sporteve, do ta vazhdojë me plot vullet dyshja shkatërruese Rama-Kokëdhima. E nisën nga Vlora, kjo si simbolikë pasi aty kanë dalë edhe deputetë dhe për ta vazhduar më pas planin e rrënimit në të gjithë vendin. Babëzia s’do ketë të ndalur dhe s’ka sesi të kursejë ekipet e futbollit. Ky është rrënimi i futbollit shqiptar dhe revanshit të pas shtatorit s’do i shpëtojë dot as sporti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›