E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Punuam per kushtet e vizave

Qendrimi

Drejtori per Zgjerim per Ballkanin Perendimor ne KE Pierre Mirel eshte takuar dje me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne njoftimin per shtyp te Parlamentit nuk pasqyrohet ndonje fjali e zotit Mirel por thuhet vetem se Drejtori Pierre Mirel vleresoi punen qe eshte bere ne Kuvend dhe ne menyre te vecante konsideroi si sukses miratimin e ligjeve lsquoPer konfiskimin e aseteve te grupeve kriminale apo ligjin Antimafia ligjin Kunder diskriminimit dhe ne teresi kuadrin ligjor te miratuar kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kryetarja e Kuvendit nga ana tjeter u shpreh se heqja e vizave ishte prioriteti i punes se Kuvendit dhe i saj. Plotesimi i kushteve per te arritur kete ishte axhenda e Kuvendit te Shqiperise. Pavaresisht nga sfidat qe ka pasur Kuvendi dhe nga veshtiresite e krijuara nga bojkoti me durim dhe vullnet te palekundur bashke me shumicen e deputeteve eshte arritur qe gjate nje viti te miratohen 300 ligje vendime dhe rezoluta te cilat kane bere te mundur qe 27 vendet anetare te Bashkimit Europian te vendosin ne menyre unanime heqjen e vizave per shqiptaret tha Topalli. Axhenda e Kuvendit do jete konsolidimi i arritjeve dhe miratimi i ligjeve e reformave te tjera te nevojshme per vendin tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›