Vrasja ne Shijak dyshohet se lidhet me pazare per shitje pronash
Ende pa autor vrasja e dyfishte te Kater Rruget e Shijakut ne Durres ndersa eshte ngushtuar rrethi i pistave te hetimit. Bresheria e nje kallashnikovi qe coi drejt vdekjes Fatmir dhe Izmir Sulen babe e bir dyshohet te jete akt hakmarrjeje per veprimtarine me te cilen merrej kryefamiljari Sula ne te cilen ndihmohej dhe nga i biri Izmiri. Ai punonte si sekser tokash dhe pikerisht ketu jane ndalur hetimet e grupit qe po punon per te zbardhur krimin e rende. Konflikte te mundshme per shkak te ndermjetesimit ne shitblerjen e tokave si dhe problematika e mbivendosjes se prones apo dhe pazareve te prishura ne raste te caktuara po marrin vemendjen e agjenteve antikrim dhe hetuesve. Njezet persona jane shoqeruar ne ambientet e policise per tu pyetur mbi rrethanat e vrasjes se dyfishte dhe konfliktet e mundshme te viktimave. Ate e bir nuk njiheshin si persona me precedent penale a problematike ne zonen ku jetojne por aktiviteti i Sules mund te jete kthyer ne nje burim te mundshem konflikti mes tij dhe personave te trete. Vrasja ndodhi rreth ores 1800 te se martes ne afersi te Kater Rrugeve te Shijakut dhe pikerisht ne rrugicen prane baneses se dy viktimave. Nje dite pas ngjarjes autoriteti policor ka saktesuar edhe emrat e moshat e viktimave te cilet jane Fatmir Rifat Sula 50 vjec dhe djali i tij Izmir Sula 18 vjec. Te dy nga Kater Rruget vend qe eshte ne territorin e Komunes Xhafzotaj te Shijakut. Ne vendngjarje menjehere shkuan grupi hetimor sherbime te Komisariatit te Policise se Shijakut si dhe specialiste te Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres. Gjate oreve te para pas ngjarjes e ne vazhdim sherbimet e policise raportohet te kene bere shoqerimin e 20 personave te cilet jane pyetur mbi rrethanat e krimit per te ndihmuar ne percaktimin e pistave dhe gjetjen e autoreve te mundshem. Hetimet po drejtohen nga organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres ndersa akuzat e ngritura deri tani jane per veprat penale te vrasjes se cilesuar dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.