E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, sot takim me Lohan dhe Montobion per situaten politike

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te takoje sot ne mesdite, ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan, si dhe ambasadorin e Spanjes, Manuel Montobio. Ne Presidence, kreu i shtetit do te diskutoje me personalitetet nderkombetare, jo vetem situaten e permbytjeve ne zonat veriore te vendit, por edhe aktualitetin ne politiken shqiptare. Nje nga diskutimet me te prekura, pritet te jete situata aktuale politike. Me konkretisht fakti qe opozita refuzoi edhe ne kete sesion parlamentar, ftesen per t'u rikthyer aktivitetit te saj parlamentar, bojkoti i vazhdueshem i te majteve. Mundesite per rikthimin e opozites ne Parlament dhe diskutimin ne institucione, mes dy partive me te medha politike, sic eshte edhe Kuvendi. Nderkohe qe nuk mund te mungojne edhe bisedimet ne lidhje me aspiraten e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe procesi i liberalizimit te vizave. Duke marre parasysh ketu faktin se Montobio prezanton Spanjen, vendin i cili ka presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Takimi mes paleve, behet pasi si Montobio dhe Lohan kane zhvilluar takime edhe me kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetarin e opozites Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›