Topalli: Rama, me mesazhe cdo minute kerkon te beje pis integrimin e vendit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njekohesisht nenkryetare e Partise Demokratike premtoi dje gjate nje takimi me banoret e komunes Dajc ne Lezhe se zgjedhjet e ketij viti do te ishin zgjedhjet me te lira dhe me te ndershmet qe jane kryer ndonjehere ne vend. Gjate fjales se mbajtur perpara banoreve te kesaj komune, Topalli deklaroi se qeveria ka menduar per infrastrukturen e ketyre zgjedhjeve dhe ajo do te jete nga me modernet qe ka ekzistuar ne Shqiperi. Vendi po perjetonte, sipas kryeparlamentares, nje nga ngjarjet me te medha ne historine e tij, ate te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Topalli tha se ky anetaresim ka ardhur ne baze te reformave qe ka ndermarre qeveria dhe si rezultat i politikave te ndjekura prej saj. Ne te njejten kohe ajo e cilesoi si jo normale perpjekjet qe po behen nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per ta bere pis anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Ai gjate gjithe kesaj periudhe kerkon te beje pis cdo ngjarje te madhe integrimi. Me mesazhe, me zedhenes, me deputetet e tij ne parlament, cdo dite, cdo ore, cdo minute, ai ka kerkuar qe te beje pis ngjarjet e medha te integrimit,sukseset e medha te ndertimit, arritjet e jashtezakonshme, transformuese, marramendese te Shqiperise", deklaroi nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli. Sipas saj, Rama eshte njeriu i cili ka bere korrupsionin me te madh politik dhe ekonomik ne vend. "Karriera e tij eshte ndertuar ne tri shtylla. Se pari nje karriere e ndertuar mbi korrupsionin politik, ju te gjithe e kujtoni, kur ai behej aleat me Ilir Meten kunder Fatos Nanos, kur behej aleat me Fatos Nanon, kunder Ilir Metes, dhe kur behej me Sali Berishen kunder Nanos dhe Metes. Dhe ky eshte nje korrupsion i rende politik", deklaroi Topalli. Sipas saj, nje tjeter shtylle e karrieres korruptive te Rames ishte edhe abuzimi me lejet e ndertimit qe ai ben si kryebashkiak i Tiranes. Po keshtu, Topalli e akuzoi Ramen edhe per korrupsion mediatik, ku nepermjet blerjes se medieve dhe mesazheve e korrupton ate. F.M
NATO
Kryeparlamentarja Topalli, e cilesoi si te turpshme dhe te pa precedente fakti qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk mundi te pershendeste edhe miratimin e rezolutes nga Kuvendi per anetaresimin e vendit ne NATO.
NATO
Kryeparlamentarja Topalli, e cilesoi si te turpshme dhe te pa precedente fakti qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk mundi te pershendeste edhe miratimin e rezolutes nga Kuvendi per anetaresimin e vendit ne NATO.